Kryeministri Edi Rama u shpreh të premten në mbrëmje se “po jetojmë në një kohë ndryshimesh rrënjësore për Kosovën”.
Kryeministri Rama mbajti një fjalë përshëndetëse në hapje të koncertit të violinistit Shkëlzen Doli, që u organizua mbrëmjen e sotme në Teatrin e Ri të KlanKosovës, me rastin e përvjetorit të 9-të të Pavarësisë së Kosovës.
“Kosova ka ndryshime të dukshme nga e shkuara.
Nuk mund të imagjinoje se do të vinte kjo ditë dhe sa gjëra të jashtëzakonshme ndodhën brenda një kohe që është vetëm një pjesë e një jete të vetme, ndërkohë që gjenerata të tëra e kanë pritur këtë ndryshim.
Jemi me fat që na qëlloi të jetojmë në kohë ndryshimesh kaq rrënjësore.
Kjo është një kohë e bukur për shqiptarët dhe do të vazhdojë të jetë e tillë dhe ndaj na takon të bëjmë më të mirën”, tha Rama.