Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ish-kryeministrin Sali Berisha në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto nga një postim në faqen zyrtare të Berishës ku ka një lapsus. Në një video të publikuar në faqen e ish-kryeministrit, në vend që të shkruhej PD është vendosur akronimi i Partisë Socialiste.
“Shumica e shqiptarëve votojnë PS, votojnë ndryshim”, shkruhet në profilin zyrtar të Berishës.
Kjo gjë nuk ka ngelur pa u kapur nga Kryeministri Rama. Ai e ka postuar në rrjetet sociale këtë gabim dhe shkruan: “Çfarë ka barku nxjerr fejsbuku”.