Kryeministri Edi Rama theksoi në Twitter se në Parkun Kombëtar të Zagorisë nuk do të ketë shpime naftëkërkuese.
“Debati për kërkimet e naftës në Parkun Kombëtar të Zagorisë është i mirëseardhur për të kujtuar se: Ne e kemi shpallur Parkun Kombëtar në vazhdën e programit të mbrojtjes së bukurive të natyrës sonë nga hece, gurore, etj.
Si mund të lejojmë aty shpime naftëkërkuese! Nuk bën vaki”, shkruan Rama në rrjetin social.