Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli nuk do jetë më pjesë e Partisë Socialiste dhe fushatës së saj zgjedhore.
Kjo pasi Kryeministri i Edi Rama i ka dërguar një mesazh asamblesë socialiste të Vlorës, ku i bën të ditur se Leli nuk është më pjesë e socialistëve, ndaj dhe i ka kërkuar atyre që ta përjashtojnë nga partia.
Ky vendim vjen vetëm pak ditë pasi Dritan Leli refuzoi propozimin e kryeministrit Edi Rama për tu bërë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të PS-së për qarkun Vlorë.