Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me takimin që ai pati me Ursula von Der Leyen, kryeministrin holandez Mark Rutte e presidentin serb Aleksander Vuçiç gjatë Samitit të Komunitetit Evropian që po mbahet në Moldavi.
Rama ka ndarë momentet nga takimi, ku në mbishkrimin e pamjeve thekson se konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet në bashkëpunim me botën demokratike. Rama nënvizon se i duhet dhënë fund absurdit kërcënues dhe të shkohet drejt marrëveshjes finale mes Serbisë dhe Kosovës.
“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke u dhënë fund absurdit kërcënues e duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit dhe njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë”, shkruan Rama në Facebook.