Politika Rama kritikon Bashën për grumbullimet: Papërgjegjshmëri dhe mungesë karakteri

Rama kritikon Bashën për grumbullimet: Papërgjegjshmëri dhe mungesë karakteri

Nga Elbasani ku prezantoi kandidatët për deputetë në këtë qark, Kryeministri Edi Rama ka kritikuar mitingjet e kreut të opozitës Lulzim Basha. Rama u shpreh se ajo që po bën Basha në kohë pandemie është mungesë përgjegjshmërie dhe mungesë karakteri.

“Është papërgjegjshmëri dhe këtë nuk mund ta bëj një forcë politike që kërkon pushtetin. Kjo mungesë përgjegjshmërie, kjo është mungesë karakteri. Ne do vijojmë të respektojmë rregullat dhe do gjejmë mënyrat që kjo të ndodhë. Në vitin 2021 që Shqipëri të kishte një opozitë të tillë, kaq të boratizuar, kjo do ishte e pamundur që shihej në Shqipërinë e 1990 për Shqipërinë sot, por ja që po ndodh”, u shpreh ai.

Po ashtu Rama komentoi dhe sherrin mes kandidatit për deputet të PD-së, Luçiano Boçi dhe biznesmenit, Gjergj Luca. Kreu i qeverisë tha se nëse kjo do të bëhej nga një kandidat i PS, opozita do të ishte ankuar në BE.

“E pamë këtu në Elbasan vetëm pak ditë më parë. Imagjinoni se si grushtuesi i një sipërmarrësi, grabitësi i telefonit, të ishte Taulanti apo dikush tjetër. Imagjinoni se çfarë do të kishin bërë, sa e-mail e sa shumë telefonata, sa baltë do të kishin derdhur në Evropë opozita e sotme. Por ne e kemi të qartë se sa të dëshpëruar që janë. Kanë pasur 4 shanse për ta drejtuar këtë vend dhe i kanë humbur njërin më keq se tjetrin, sot janë grumbulluar të gjithë bashkë, në një koalicion parazgjedhor dhe një kapje për fyti me njëri-tjetrin”, tha Rama.