Kryeministri prezantoi sot programin më të ri të qeverisë, “100 fshatrat”.
Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama deklaroi se për ata që duan të investojnë në agro-turizëm do të ketë ndihmë dhe lehtësira fiskale.
Kreu i qeverisë tha se kjo ndihmë do të jetë e limituar, për periudha 2-3 deri në 4-vjeçare.
Rama iu la si detyrë kryebashkiakëve që të bashkëpunojmë për të prezantuar projekte të qarta në këtë sektor dhe për të thithur fonde alternative.
“Nuk do të japim asnjë lekë për investime në ujësjellës për bashki që nuk performojnë dhe nuk çojnë para reformën e ujit.
Dhe s’do të japim asnjë kokërr leku për mbështetje për bashki që nuk janë aktive në thithjen e fondeve alternative, dhe në agroturizëm.
Rrugë për rrugë ne nuk do bëjmë më.
Sepse nuk ju pa hajri këtyre rrugëve në kaq vite.
Rrugë për të marrë makinën dhe për të lozur bixhoz në qytet s’kemi pse investojmë më.
Do i japim hapësirë rurale ide. Nuk duhet të presin në kafen e fshatit që Cristiano Ronaldo t’u zgjidh hallet me atë El Clasico”, tha Rama.