Kryeministri Edi Rama ka lënë gojëhapur akoma më shumë me ritin e tij më shumë se dyjavor të kumtimit të atyre që i quan “fjalë të shenjta”, ku veçojnë mesazhet e Islamit, mes tyre, ato të përcjellë nga Profeti Muhamed e dijetarë të shumë të shekujve më parë.
Por së fundi, Rama ka zgjedhur një sure të tërë Kur’ani, atë Ez Zelzele, e që përshkruan në gati 80 përqind të saj dridhjen apokaliptike të tokës para Kijametit (apo ndryshe Apokalipsit), pas së cilës do pasojë ajo gjendet në doktrinën e monoteizimit – Dita e Gjykimit, ku çdo krijesë njerëzore, që nga i pari e deri të fundit që ka jetuar në këtë botë, do dalë para Zotit për të dhënë llogari për jetën e tij.
Është interesante zgjedhja e kësaj sureje nga Rama, pasi më shumë kujton aspektin tërmetor sesa atë human. Pjesa humane gjendet në fund të sures, e s’ka të bëjë ngushtësisht vetëm me kontributin që duhet të japë njeriu në raste fatkeqësisht, meqë dhe postimet e Ramës me “fjalë të shenjta” janë në këtë kontekst.
Aty gjendet i gjithë diktimi i moralit të jetës së njeriut, aty gjendet vetëdijësimi i njeriut mbi atë çka e pret, për të zgjedhur më pas se ç’rrugë duhet të marrë drejt ballafaqimit e pashmangshëm me Zotin e tij.
Sure Zelzele konsiderohet ndryshe dhe si “e barabartë me gjysmën e Kuranit”, për shkak të mesazhit të fortë që ka.