Politika Rama: Kush vonon qytetarët do gjobitet

Rama: Kush vonon qytetarët do gjobitet

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, për të parë ecurinë e projektit të shërbimeve online.

Kreu i qeverisë paralajmëroi drejtuesit e zyrave përgjegjëse të administratës shtetërore se nëse qytetarët nuk marrin dokumentin për të cilin kanë aplikuar brenda afatit ligjor, do të gjobiten.

Rama tha se qytetarët nuk duhet të presin për shkak se administratës i mungon një dokument.