Në listën Rama të kandidatëve për deputetë mungon edhe një nga ikonat e PS, Arta Dade.
Rama tha në fjalimin e mbrëmshëm se Dade u largua vetë dhe e falënderoi për këtë. Disa media kanë shkruar gjithashtu se Dade e refuzoi kandidimin.
Por e pyetur nga “American Eye”, lidhur me deklarimin e Ramës dhe ato që shkruanin mediat, Dade tha se nuk ka refuzuar kandidimin, e vërteta është që nuk është përfshirë në listë.
Këtë lë të kuptohet edhe gazeta “Dita”, që ka botues djalin e saj.
Në faqen e parë kjo e përditshme ka një karikaturë të Ramës që i ka vënë kryq PS-së dhe ka shkruar listën e Rilindjes. “Jashtë listës Rama edhe një nga ikonat e PS, Arta Dade”, shkruan Dita.
Kreu i PS, Edi Rama ka vendosur ta zëvendësojë Daden në listën e Korçës me Elisa Spiropalin.