Kryesore Rama: Lokalet dhe restorantet të reduktojnë tavolinat, 2 metra distancë

Rama: Lokalet dhe restorantet të reduktojnë tavolinat, 2 metra distancë

Pas urdhrit për mbylljen e pubeve, palestrave dhe diskotekave, kryeministri Edi Rama kërkon nga lokalet dhe restorantet që tavolinat t’i vendosin në largësi 2 metra.

Në mbledhjen e qeverisë, Rama tha se kush nuk i respekton distancat dhe rregullat, do të ndëshkohet.

“Lokalet dhe restorantet të reduktojnë tavolinat, distancat duhet të jenë minimalisht 2 metra. Kush i thyen këto rregulla, do të mbajë përgjegjësi dhe do të ndëshkohet. Nuk ka probleme me furnizimin me ushqime. Nuk ka asnjë pengesë dhe ndalim për mallrat. Nuk ka ndërprerje të importit dhe eksportit të mallrave. Kufizoni lëvizjet që nuk janë jetike. Duhet të kemi kujdes, por jo frikë”, tha Rama.