Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh me rastin e 5 majit.
“Ky 5 maj ka një rëndësi të veçantë sepse përkon me 75 vjetorin e çlirimit. Nën drejtimin e zv.kryeministrit ka nisur puna për të përgatitur të gjithë kornizën në nderim të luftës antifashiste.
Për ne lufta nacional-çlirimtare mbetet një pikë e palëvizshme referimi.
Nga ana tjetër dua ta nënvizoj shume qartë se ka një vijë ndarëse mes luftës dhe historio-grafisë së pasluftës.
Ajo që bëri lufta anti-fashiste ishte vendosja e Shqipërisë në anën e duhur të historisë, jo me humbësit, por me fituesit“, tha Rama.