Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar paraditen e kësaj të diele një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në Fier. Rama e cilësoi mandatin e dytë të tij si më të jashtëzakonshmin e pluralizmit shqiptar pasi u godit dhe nga tërmeti dhe nga pandemia.
Më tej ai u premtoi përfaqësuesve të biznesit të vogël se këtë vit do të ketë një sezon turistik të lehtësuar dhe premtoi se taksa 0 për ta do të jetë e tillë të paktën deri në vitin 2029.
“Mandati jonë i dytë një mandat i jashtëzakonshëm, më i jashtëzakonshmi në historinë e pluralizmit, dhe do jetë edhe për shumë dekada të tjera. Në një mandat qeverisësh të kesh një tërmet që na ndodhi dhe një pandemi je në kushte kur je në luftë dhe duhet të mobilizosh të gjitha forcat për tu përballur.
Do të fshijmë nga faqja e dheut të gjitha gjurmët e tërmetit. Duhet të dalim sa më shpejt nga tuneli i pandemisë, dhe duhet të kujdesemi me distancim. Me lehtësimin e sezonit turistik të gjithë sipërmarrësit të fillojnë të marrin frymë më thellë në këtë periudhë të vështirë. Biznesi i vogël sot e ka taksën 0 angazhimi ynë është shumë i qartë 0 do të mbetet deri në vitin 2029“, tha Rama.