Pas Turqisë, kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Greqisë për t’u takuar me homologun grek Mitsotakis. Në një postim në rrjetet sociale ai shkruan se do të diskutojë me kreun e qeverisë greke për luftën ndaj pandemisë, forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian të Shqipërisë.
“Në Athinë për një drekë pune me Kryeministrin Mitzotakis, për të diskutuar mbi koordinimin e mëtejshëm në luftën e përbashkët kundër Covid-19; forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve; bashkëpunimin rajonal dhe integrimin europian të rajonit tonë”, shkruan Rama.