Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e sotme Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste.
Rama ka dhënë porositë të bashkërendimit të punës ndërmjet deputetëve, drejtuesve politik, kandidatëve dhe ministrave.
Në mbledhje ka rënë në sy mungesa e Arben Ahmetajt.
Kryesocialisti u ka kërkuar deputetëve të tij që të fokusohen tek zona e tyre elektorale dhe të mbajnë përgjegjësi. Është diskutuar për Vlorën, por pa përmendur emra.
Të vetmin që ka përmendur me emër ka qenë Benet Beci për Bashkinë e Shkodrës. Në platformën politike për fushatën zgjedhore Rama ka kërkuar që “Akti1st” të jetë një instrument kyç.
Gjithashtu gjatë mbledhjes kanë raportuar edhe drejtuesit politik për sondazhet dhe kandidatët për kryetarë bashkie.
Ndërkohë, nesër në orën 17:00 është vendosur që të mblidhet Kryesia.