Nesër, më 9 janar, kryeministri Edi Rama do të bëjë analizën e qeverisë dhe të mazhorancës në këtë fillim vitit.
Lezha do të jetë vendi ku shefi i ekzekutivit ka zgjedhur për të zhvilluar takimin, ku do të mbledhë ministrat, kryeparlamentaren, Sekretarin e Përgjithshëm të PS, kreun e grupit parlamentar të kësaj force politike dhe kryetaret e majtë të komisioneve parlamentare.
Përveç llogarisë që ata do të japin për realizimin ose jo të objektivave për vitin që lanë pas, anëtarët e qeverisë dhe ato të partisë më në krye Ramën do të vendosin edhe prioritetet për vitin 2024.
Mbledhja e cila do të analizojë punën e qeverisë, bëhet edhe në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të cilat do të mbahen në vitin 2025, pasi viti 2024 konsiderohet edhe si një vit elektoral.