Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale për zhvillimet në mbledhjen e Këshillit Politik.
Opozita e Bashkuar me përfaqësues Oerd Bylykbashin nga PD dhe Petrit Vasilin nga LSI, u shprehën pas takimit se për hapjen e listave nuk mund të vendoset brenda 6 ditëve.
Ndërkohë, Edi Rama shkruan se me apo pa opozitën jashtë parlamentit më 30 korrik do të votohet hapja e listave.
“Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares! Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen”, shkruan Rama.