Kryesore Rama me ndryshime në qeveri: Ikën Balla, Peleshi, Mete dhe Çuçi, Spiropali...

Rama me ndryshime në qeveri: Ikën Balla, Peleshi, Mete dhe Çuçi, Spiropali zëvendëson Nikollën

Në Kongresin e Partisë Socialiste, Edi Rama kishte rezervuar edhe ndryshime në qeveri.

Detyra e Taulant Ballës në krye të Ministrisë së Brendshme nuk zgjati shumë. Ai është larguar nga Rama nga ky post dhe e ka propozuar si Ministër i Shtetit.

Kjo detyrë është mbajtur më herët nga Elisa Spiropali, e cila tashmë me largimin e Lindita Nikollës ka marrë detyrën e rëndësishme si kryetare Kuvendi.

Në ministrinë e Brendshme është caktuar Ervin Hoxha.

Gjithashtu, Rama ka larguar edhe Bledi Çuçin si kreu i grupit parlamentar dhe këtë përgjegjësi ia ka deleguar Niko Peleshit.

Ndërkohë, pas detyrës së re që ka marrë Peleshi, vendin e tij në Ministrinë e Mbrojtjes do të jetë Piro Vëngu.

Gjithashtu, Ervin Mete nuk do të jetë më ministër i Financave, por marrë Petrit Malaj.

Ndryshimet e qeverisë

Kryetar Kuvendi

Ikën Lindita Nikolla

Vjen Elisa Spiropali

Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ikën Elisa Spiropali

Vjen Taulant Balla

Ministria e Brendshme

Ikën Taulant Balla

Vjen Ervin Hoxha

Ministria e Mbrojtjes

Ikën Niko Peleshi

Vjen Pirro Vëngu

Ministria e Financave

Ikën Ervin Mete

Vjen Petrit Malaj

Nënkryetar Kuvendi

Ikën Ermonela Felaj

Vjen Bledi Çuçi

Kreu i grupit të PS

Ikën Bledi Çuçi

Vjen Niko Peleshi