Ekonomi Rama me përfaqësues të Bankës Botërore: Gati kemi dyfishuar të ardhurat për...

Rama me përfaqësues të Bankës Botërore: Gati kemi dyfishuar të ardhurat për frymë

Në një konferencë këtë të martë me përfaqësues të Bankës Botërore në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u shpreh se nga viti 2013 gati janë dyfishuar të ardhurat për banor.

“Kemi hedhur bazat e nevojshëm për të bërë një kapërcim në funksion të objektivave tona të shpallura në vizionin Shqipëria 2030. Mbani parasysh që të ardhurat për banorë në vit në Shqipëri janë rritur nga 3330 euro kur ne morëm detyrën në 6190 euro sot. 87.5%, gati dyfish”, u shpreh Rama.

Më tej, kryeministri theksoi se eksportet janë rritur me 57 përqind nga viti 2019, po ashtu edhe të ardhurat nga turizimi. “Për të mos bërë krahasime të tjera, po bëjmë krahasime vetëm me veten dhe vitin para krizës së madhe të pandemisë. Eksportet në Shqipëri në vitin 2022 kanë në arritur 4.1 mld euro. Kjo është Shqipëria që s’ka punë, ku të gjithë ikin, ka vetëm pleq, ka eksportuar 4.1 mld euro në 2022, 57% më shumë se në 2019, falë punës dhe njerëzve të punës. Falë konkretizimit të të gjithë atyre përpjekjeve që kemi bërë në mbështetje të sipërmarrjes dhe për të hapur rrugë të reja për njerëzit që prodhojnë. Eksportet bujqësore janë rritur me 59% krahasuar me 2019. 1.15 mld industria e tekstileve. Të ardhurat nga turistët e huaj janë 2.84 mld euro, 36% më shumë se në 2019. Numri i turistëve preku 7.5 mln. Rritja e të ardhurave dy herë më shumë se numri i vizitorëve. Te ardhurat vjetor e nga eksporti i shërbimeve në IT në 2022 ishin 156 mln euro. 62% krahasuar me vitin 2019. Investimet e huaja drektë janë rritur 29%, 1.37 mld që është shifra më e lartë e arritur ndonjëherë. Në fund të viti 2019 kishim 4217 ndërmarrje me kapital 100% të huaj, në fund të vitit 2021 kanë operuar 5250”, u shpreh Rama.