Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video mëngjesin e sotëm, ku prezanton ambientet e reja të Bashkisë së Korçës, të cilat janë rinovuara tërësisht.
“E kanë kot, s’na ndal asgjë dot”, është mesazhi që iu dërgon kryeministri Edi Rama të gjithë kundërshtarëve dhe kritikëve të tij.
Ndonëse nuk e përmend opozitën, kryeministri thotë se bashkia që duam është një model që na dallon qartë nga ata që duan vetëm sherr e rrëmujë.
“Korçë, Bashkia që duam nuk është një slogan, po një model që na dallon qartë e më qartë, nga ata që na vonuan me dekada dhe që duan vetëm sherr e rrëmujë…
E kanë kot, s’na ndal asgjë dot për të bërë dallimin e madh mes të ardhmes e të shkuarës”, shkruan Rama.