Kryeministri Edi Rama thotë se opozita tashmë e papunë ka nisur të reflektojë.
Nga njësia 5, me Erjon Veliajn dhe banorët e zonës, kryesocialisti nuk la jashtë vëmendjes edhe presidentin Ilir Meta, për të cilin tha se po bën çdo shkelje të mundshme të Kushtetutës vetëm e vetëm për ta pushuar nga puna.
“Kanë filluar ta kuptojnë që nuk është shaka. Kanë filluar ta kuptojnë që është aventurë të shkosh mbas “Berihait”. LSI la pa punë dhe këta të PD-së, se mirë të vetët. Ata po lenë pa punë dhe Presidentit. I vetmi i punësuar që ata kanë po e lenë pa punë dhe atë. Edhe ai po i bie këmbës që ta heqin nga puna. Nuk po lë gjë pa bërë për ta pushuar nga puna”, deklaroi kryeministri Rama.