Kryeministri Edi Rama ka akuzuar sot Presidentin Ilir Meta se ka shkelur Kushtetutën.
Në një postim në mediat sociale Rama shkruan se Meta ka lidhje me Kushtetutën aq sa ka lidhje futbollisti i Tiranës, Winnful Cobbina, i cili ka marrë pasaportën shqiptare për 8 orë.
Futbollisti ganez ka probleme me drejtësinë. Ai është në një proces gjyqësor prej vitit 2019 në Gjykatën e Tiranës. Akuza: Falsifikim dokumentesh.
Kreu i qeverisë shton se Meta dhe Cobbina i kanë bërë gol me kokë drejtësisë.
“Ilir Meta ka lidhje me Kushtetutën sa ç’ka lidhje me Topin e Artë ai futbollisti shqiptaro-afrikan që mori pashaportën për 8 orë nga Iliri, ndërkohë që ishte nën akuzë në Shqipëri për falsifikim dokumentash!
Të dy bashkë po, e kanë një lidhje: I kanë bërë gol me kokë drejtësisë!”, shkruan Rama.