Politika Rama: Mitingu i Ilir Metës është unik për nga idiotizmi

Rama: Mitingu i Ilir Metës është unik për nga idiotizmi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se protesta e organizuar nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është unik për shkak se e ka thirrur një president i një vendi demokratik.

Ai po ashtu ka shtuar se nuk mban më shumë pushtet se sa i ka dhënë Kushtetuta e Shqipërisë.

“Unë besoj nëse nuk gabohem se do të jetë rasti i parë dhe i vetëm në historinë e demokracisë në botë që presidenti i republikës parlamentare, aq më tepër në kushtetutën tonë që e përfaqëson presidentin si simbol kombëtar mbi palët”, thotë Rama.

“E bënë këtë miting edhe më madhështor për nga unikaliteti i vetë, dhe më leni të them për nga idiotllëku i vetë”

Mw tej Rama tha opozita e një vendi nuk mund të pyetet nëse dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje apo jo, duke lënë të kuptohet se mospjesëmarrja e tyre në zgjedhjet lokale nuk ka shpjegim.

Ai tha se mospjesëmarrja në zgjedhje në një kohë kur Shqipëria po futej në procesin e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, nuk ka kuptim.

“Asnjë nga ndodhitë nuk e justifikon largimin nga zgjedhjet”, shtoi Rama.

Taksa e Rrugës e Kombit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama vazhdon të thotë se aplikimi i taksës rrugore në autostradën ‘Rruga e Kombit’ është gjëja e duhur.

Madje ai thotë se qytetarët e Kosovës do të duhej të paguanin me krenari 5 euro për një drejtim në kalim për në Shqipëri.

“Taksën ju duhet ta paguani me krenari”, thotë Rama, i cili është i ftuar në emisionin ‘Pressing’ në T7.

Rama mohon se taksa për Kosovën është plaçkë.

“Jo nuk është ashtu”, tha Rama duke iu përgjigjur gazetarit Berat Buzhala sipas të cilit taksa “është një plaçkë që i bëhet Kosovës”.