Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk do të bëjë ndryshime në kabinetin qeveritar, pasi sipas tij, nuk ka arsye pse të ketë.
Gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Rama zbuloi se fokusi i takimit të socialistëve ishte në lidhje me Kongresin e Partisë Socialiste dhe jo me ndryshimet në radhët e kabinetit qeveritar.
“Ndryshime në kabinet s’ka arsye që të ketë. Ne sot kemi një mbledhje që ka pasur në qendrën e Partisë Kongresin e Socialiste, i cili do të qëndrojë së shpejti. Axhendën e Kongresit, temat e Kongresit dhe statutin e ri të Partisë Socialiste”, tha Rama.
I pyetur nëse do të bashkëpunojë me Sali Berishën për zgjedhjen e presidentit të ri, Rama u përgjigj: “Unë flas për të gjallët, ju flisni për të vdekurin”.
Mandati i Presidentit skadon më 24 korrik dhe për zgjedhjen e tij, në Kuvend nevojiten edhe votat e opozitës, kontrollin e së cilës tashmë e ka marrë Komisioni i Rithemelimit.