Kryeministri Edi Rama ka mohuar shkarkimin e ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj.
Para se të fillonte Asambleja Kombëtare e PS, i pyetur rreth lajmit të publikuar se ministrja e Financave ishte shkarkuar, kryeministri Rama ka mohuar një fakt të tillë.
Pak minuta më pas, ka qenë vetë ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila ka sqaruar në mënyrë të detajuar rreth pretendimeve për shkarkimin e saj nga detyra.
“Është koha e thashethemeve të verës. Nuk kam dhënë dorëheqjen dhe nuk jam shkarkuar.”
Gjatë mesditës, në media u raportua se ministrja e Financave ishte shkarkuar me urdhër të kryeministrit Rama në mbledhjen e qeverisë që zgjati për disa orë ditën e sotme.