Aktualitet Rama: NATO certifikon Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë në Forcat Tokësore

Rama: NATO certifikon Batalionin e Këmbësorisë së Lehtë në Forcat Tokësore

Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë në Forcat Tokësore është certifikuar nga NATO.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

“Grupi i vlerësimit dhe monitorimit të Aleancës, gjatë stërvitjes “Biza ‘22” vlerësoi me sukses paraqitjen e Forcave tona të Armatosura. Me këtë arritje Grup Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë konfirmohet si strukturë operacionale e gatshme e standardeve më të larta të NATO-s”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në Facebook.