Kryeministri Edi Rama, ka akuzuar ata që i cilëson si paramilitarë të “mbrojtjes së votës” se mbrëmë kanë ndaluar me dhunë disa iftare.
Përmes një postimi në Twitter, kreu i qeverisë bën thirrje për qetësi dhe durim, duke shtuar se e diela do të shënojë fundin e mallkimit.
“Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar! Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve🙏”, shkruan kryeministri.