Kryeministri Edi Rama do të vizitojë Athinën më 12 maj, ku do të takojë emigrantët shqiptarë.
Rama ka ndarë në Facebook dy foto të tij nga takimi i parë me shqiptarët në Athinë si kryetar i opozitës në vitin 2006.
Krahas tyre, shkruan se në 18 vjet shumë gjëra kanë ndryshuar, por ndalet veçanërisht te thinjat e tij dhe te rrugëtimi i vështirë i shqiptarëve që emigruan në Shqipëri.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë, që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të lashta, shqiptarët e Greqisë janë sot një histori krenarie kombëtare, qytetarie europiane dhe suksesi të pamohueshëm”, thotë kreu i qeverisë.
Vizita është planifikuar prej kohësh ka theksuar Rama më herët, do bëhet për rienergjizimin e Diasporës dhe vizionin “Shqipëria 2030”.