Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer.
Takimi është zhvilluar në një nga parqet e Pallatit, ku siç tregon Rama, kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill.
Ka qenë vetë kreu i shtetit që ka bërë me dije këtë takim, teksa nuk ka dhënë detaje mbi temat e diskutimit.
“Biseda e parë me kryeministrin e sapozgjedhur britanik, Keir Starmer, në një nga parqet e mahnitshme të pallatit ku lindi e kaloi një pjesë të jetës së vet legjendare, paraardhësi i tij Winston Churchill”, shkruan Rama.
Më herët ai ka takuar edhe mbretin Charles, ndërsa ka qenë në shoqërinë e homologes së tij italiane, Georgia Meloni.