Politika Rama në krah të SHBA për vrasjen e Gjeneralit iranian: Mbështesim vendimin...

Rama në krah të SHBA për vrasjen e Gjeneralit iranian: Mbështesim vendimin e Trump

Kryeministri Edi Rama ka shprehur qëndrimin e Shqipërisë në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas sulmit që Uashingtoni ndërmori për vrasjen e Gjeneralit iranian Qasem Soleimani.

Në një mesazh anglisht në Twitter, Rama shkruan se Shqipëria mbështet veprimin e SHBA-së.

“Si një vend që pak kohë më parë njohu veprimet e padrejta të Iranit kundër botës së lirë dhe u distancua prej saj, Shqipëria nuk ka si të mos aprovojë me forcë qëndrimin e Presidentit amerikan ndaj një aktivisti keqdashës të regjimit të Teheranit. Ne qëndrojmë të vendosur në krah të SHBA-së dhe shpresojmë që të gjithë ta bëjnë këtë”, shprehet Kryeministri Edi Rama.

Pentagoni njoftoi sot se gjenerali i lartë iranian u vra gjatë një sulmi ajror me dron në aeroportin e Bagdadit, nën koordinimin e Presidentit amerikan Donald Trump. Ky sulm rriti akoma më shumë tensionet mes SHBA-së dhe Iranit.