Në muajin Prill, qeveria do të fillojë të vjelë taksën e jashtëzakonshme që do të vendoset ndaj prodhuesve të mëdhenj të energjisë elektrike.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.
“Në Prill mblidhet kësti i parë i Taksës së Jashtëzakonshme mbi prodhuesit e mëdhenj të energjisë dhe siç jemi zotuar, kjo taksë do të shërbejë për të mbështetur në radhë të parë pensionistët, e sipas mundësisë dhe radhës kategoritë më në nevojë”, shkruan Rama.
Prej ditës së djeshme, kabineti qeveritar është mbledhur në vilën 31 në zonën e ish-bllokut ku përcakton detyrat dhe prioritet e punës së këtij viti.