Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mbërritur në Tiranë për promovimin e librit të tij “Kritika e Etikës Globale” dhe mori titullin ‘Doctor Honoris Causa’.
I pranishëm në promovimin e librit të Abazoviç ishte dhe kryeministri i vendit Edi Rama.
Rama tha në fjalën e tij se e mbështet homologun e tij si koleg por edhe mik, duke e cilësuar Dritan Abazoviç një fenomen unikal në politikën rajonale.
“Të uroj nga zemra që ti të vazhdosh të mbetesh garant i urës dhe që ajo të bëhet akoma më e gjerë dhe të rrezatojë rajonalisht si një pasqyrë ku të tjerët ta gjejnë vetën për të ndërtuar të tjera ura që mund të jenë lëvizje politike, sociale, akademike“-theksoi Rama në fjalimin e tij.
Rama: Jam këtu si koleg dhe mik i Abazit, por jam i vetmi në këtë sallë përfshirë dhe kameramanët që nuk kam master dhe shpresoj që do jeni zemërgjerë që do më toleroni nivelin e ulët akademik që kam. Por përtej kësaj do ishte mungesë sinqeriteti të thoja se e kam lexuar librin, e kam marrë para 3 ditësh. Nuk e dija se Dritani ishte kaq i thellë në këtë fushë dhe kaq serioz. Për të bërë këtë fjalë e hapa në fillim dhe në fund, libri fillon me një copëz të shkëputur nga Gëte.
Unë dua të kaloj tek autori i cili është sipas meje në atë që përfaqëson mishërimi i kësaj kredoje, i kredos së veprimit dhe duhet ta them që unë jam shumë i privilegjuar dhe besoj kështu duhet të ndjehet ne me politikën në rajonin tonë që mund ta quaj veten mik të Abazoviç. Një person që është fenomen në politikën ballkanike dhe i pakrahasueshëm me askënd tjetër.
Jo se është doktor shkencash se jam i bindur që ka shumë por sepse falë veprimit ka arritur të guxojë nuk di të ketë guxuar dikush tjetër në krijimin e një lëvizjeje politike e cila qëndron me sukses sepse i ka mbijetuar shekujve të paragjykimeve dhe ndasive dhe pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarë. Për mua nuk është një parti politike por një lëvizje, një bërthamë që shpresoj shumë t’i mbijetojë kohës dhe të bëhet shembull në të tjera territore ku bashkëjetesa mes etnive të ndryshme është përjetuar gjatë.
Dritani i trajton si bashkim forcash. Dritani citon në mes të librit Platonin, “sikur të mund të zbrazja timen për të mbushur tënden”, në epokën e globalizmit kjo gjë është vështirësuar shumë. Në përpjekjen e Dritanit për të krijuar një urë që ndihmon çdo përfaqësues për një hapësirë dialogu por edhe shoqërisë i ofrohet kjo urë, për të kapërcyer si një komunitet i tërë shekuj. A do t’ja dalë ura e Dritanit për këtë urtësi? Është e gjitha për tu parë sepse forcat kundërvepruese ndaj urtësisë shtohen përditë, është urtësia që zvogëlohet. Mbase duke u transformuar, ashtu sikundër nga ana tjetër forcat e interesave të luftës së përditshme politike janë shumë për të qenë lehtëissht të kapërcyeshme në raport me idealet me të cilat qëndrojmë në arenë.
Si do ta gjejë urën e vet? Me këtë pikëpyetje unë besoj do ta mbyll këtë fjalë në promovim për t’u marrë me këtë temë shumë të nxehtë që trajton libri. Unë besoj që disa këtu mund edhe ta marrin përsipër mundimin për ta lexuar këtë libër, shpresoj ndonjëri të arrijë në fund të tij dhe do ketë kuptuar librin. Pastaj do jetë një bashkëudhëtar i filozofit që ka mbetur vetëm. Nuk është Dritani, Dritani nuk është vetëm, ai na ka ne. Ai ka shpresën që e mëshiron më së miri, si një fenomen unikal që ka zgjedhur rrugën më të vështirë dhe ka jo pak ndjekës e mbase do ketë edhe më shumë. Sepse gjithmonë njerëzit presin zgjidhje ndryshe nga ç’janë mësuar.
Të uroj nga zemra që ti të vazhdosh të mbetesh garant i urës dhe që ajo të bëhet akoma më e gjerë dhe të rrezatojë rajonalisht si një pasqyrë ku të tjerët ta gjejnë vetën për të ndërtuar të tjera ura që mund të jenë lëvizje politike, sociale, akademike dhe të mund ta shikojmë njëri tjetrin si bashkëqytetarë apo bashkëjetues.