Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Shijak ku ka parë nga afër ecurinë e procesit të rindërtimit në këtë zonë. I shoqëruar nga ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe kreu i Bashkisë Shijak, Elton Arbana, Rama ka vizituar dy familje të cilat janë bërë me shtëpi të re.
Banorët i thanë kryeministrit se ishin skeptik për procesin e rindërtimit dhe nuk e besonin që mund të bëheshin me banesë të re. Ndërkohë kreu i qeverisë ka njoftuar se në këtë zonë ka përfunduar rindërtimi i të gjitha banesave individuale.
Procesi i rindërtimit në Shijak që të quhet i përfunduar, do duhet pritur deri në ndërtimin e pallateve dhe lagjes së re.
“Plot 567 familje janë rikthyer në shtëpinë e re, ndërtuar nga shteti dhe 252 të tjera kanë marrë fondin në dorë, me kërkesë të tyre, për ta kryer vetë ndërtimin“, njoftoi Rama gjatë vizitës.