Politika Rama në Tepelenë: Jo votë për Salike non-gratën, ju hëngsha zemrën!

Rama në Tepelenë: Jo votë për Salike non-gratën, ju hëngsha zemrën!

Kryeministri Edi Rama vijoi ditën e sotme fushatën në Tepelenë ku garon për një tjetër mandat në krye të kësaj bashkie në 14 Maj Tërmet Peçi.

Ai ka huazuar shprehjen e shumëpërdorur të Labërisë “të hëngsha zemrën”, e cila është dhe pjesë e tekstit të këngës së kolonës zanore të fushatës së socialistëve, për të kërkuar sërish votën për PS në këto zgjedhje lokale.

“Janë 90% e rrugëve sot të ndërtuara. Ishin lënë komplet lluca, pluhur. Tepelena vuante për ujë. Këlcyra e Përmeti deri para disa vitesh s’kishin ujë. Sot gjithë zona ka ujë 24 orë. 15 mijë turistë vjet, 150 mijë do i bëjmë turistët. Po si do i bëjmë turistët? Do vijnë turistët e do presin autobusët e non gratave që nisen me dy gishta pas berihait. Nuk bëhen ashtu. Atyre iu duhen bërë kënde në qytet që të vijnë turistët e t’i shohin me dy gishta. Ashtu po. Me biletë, po jo me votë. Jo me votë ju hëngsha zemrën!” – u shpreh Rama.

Rama tha më tej se si kurrë më parë Shqipëria po korr sot sukses e respekt ndërkombëtar.

“Të shkosh të votosh për “Salike Non-gratën” do të thotë të votosh për një damkë me të cilën ky flamur nuk ka asnjë lidhje. Të votosh për individë për të cilët ata që ne na mbështesin, na votojnë na dhanë mundësi ta ngremë këtë flamur më lart se asnjëherë tjetër e kanë të shkruar e zeza mbi të bardhë Janë të padëshiruar, çfarë jemi ne? Çfarë është Shqipëria? Çfarë është politika shqiptare? Strehë për të padëshiruarit e aleatëve tanë? Çfarë janë zgjedhjet në Shqipëri? Një mundësi për tu dhënë oksigjen atyre që aleatët tanë i konsiderojnë problematikë në kundërshtim me interesat e Shqipërisë e shqiptarëve. Si mund të votohet për ata!”, tha Rama.