Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët në konferencën e fundvitit, Kryeministri Edi Rama tha sot se Partia Socialiste do t’i fitojë të gjitha bashkitë që drejton sot, por dhe bashkinë e Kukësit.
Këtë deklaratë Kryeministri Rama, e bëri pas pyetjes se gazetarëve mbi kriteret që do të ndiqen për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar bashkie.
Kreu i qeverisë tha se “e rëndësishme është që ne do fitojmë bashkitë që kemi dhe bashkinë e Kukësit, pastaj të tjerat çfarë do vijnë më shumë janë të mirëseardhura. Po bashkitë që kemi dhe bashkinë e Kukësit ne do t’i fitojmë”.
Për sa i përket emrave, Kryeministri theksoi se kjo nuk është e rëndësishme për publikun dhe se ky aspekt do diskutohet vetëm brenda Partisë Socialiste.
“Pastaj emrat janë çështje e brendshme e Partisë Socialiste, nëse doni më shumë për emrat, kartën e anëtarësimit, ose sot në ditën e fundit të viti, ose nesër në një janar edhe me mirëseardhje për ju, pas bonusit të bebes e pastaj flasim”.