Aktualitet Rama: Nëse BE ka plan për krizën energjetike, të mos na lërë...

Rama: Nëse BE ka plan për krizën energjetike, të mos na lërë jashtë siç bënë me vaksinat

Në një konferencë për shtyp nga Tirana me përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që Ballkani Perëndimor të përfshihet në planet e unionit nëse do të ketë një skenar për krizën energjetike.

Rama kërkoi që rajoni ynë të mos lihet jashtë nga BE nëse do të hartohet plan për të përballuar krizën energjetike.

“Fola me përfaqësuesin e lartë të BE për domosdoshmërinë që nëse Bashkimi Europian do ketë një plan për të mbështetur vendet qoftë për përballimin e krizës energjetike që është pjesa më e rëndë, qoftë për përballimin e pasojave të tjera të luftës për të mos e lënë Ballkanin Perëndimor jashtë siç e bënë herë e parë kur e lanë për skemën e vaksinave. Të nxitohet mundësisht projekti i korridorit të tetë”, u shpreh Rama.