Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale një video nga pjesa e fjalimit të numrit një në listën e Shkodrës, Edona Bilali. Kreu i qeverisë thotë se nëse qytet i Shkodrës e do ndryshimin, atëherë ka Bilalin.
Ditën e djeshme, kryeministri ishte në Shkodër në kuadër të fushatës elektorale. Numri 1 i listës së Partisë Socialiste në Shkodër është Edona Bilali. Rama ka thënë se ky personazh është shumë i respektuar në komunitet.
“Është një prurje krejt e re, vjen nga aktivizimi në komunitet, të rinjtë dhe të rejat në Shkodër e njohin, por besoj shumë që e njohin edhe të tjerë, sikundër nuk besoj, por është e saktë, është fakt, nuk është opinion, që në përgjithësi gjithë rrjeti i biznesit në Shkodër e njeh pikërisht sepse punon me ta”, është shprehur kryeministri Edi Rama kur ka prezantuar Bilalin si numri 1 i listës së PS-së në Shkodër.