Për të dytën javë radhazi, ditën e diel do të lejohen të dalin shëtitje gratë së bashku me fëmijët deri në 10 vjeç.
Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, dhe njësoj si të dielën e kaluar, shëtitja e kësaj kategorie do të lejohet deri në orën 11:00.
“Nesër gratë dhe fëmijët deri në 10 vjeç mund të dalin lirisht deri në orën 11:00”, shkruan Kryeministri në Facebook.
Ndërsa burrat do të duhet të qëndrojnë në shtëpi.
“Ne burrat punë shtëpie dhe kontribut në gatim mundësisht”, thotë Rama.
Sot u lejuan që të dilnin të moshuarit, të cilët kishin mundësi të shëtisnin deri në orën 11:00.