Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të Presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Sipas Presidencës turke, në kuadër të kësaj vizite, në Ankara do të mbahet takimi i parë i Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi nën drejtimin e Erdoganit dhe Ramës, raporton Anadolu.
Në këtë mbledhje do të diskutohen aspektet e marrëdhënies mes Shqipërisë dhe Turqisë si dhe hapat që do të ndërmerren për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh.
Rama dhe Erdogan do të diskutojnë edhe për zhvillimet në rajonin e Ballkanit dhe në arenën ndërkombëtare, si dy vende anëtare të NATO-s.
Në takimin dypalësh pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje.