Kryeministri Edi Rama e ka spostuar fushatën e radhës elektorale në Përmet.
Paraditen e sotme, militantë të Partisë Demokratike dhe LSI-së, e kanë pritur me protesta, por pavarësisht kësaj, kjo nuk e ka ndalur shefin e qeverisë që realizojë mitingun e planifikuar, duke premtuar investime në këtë bashki.
“Në këto 4 vite kemi bërë për Përmetin, por do bëjmë akoma më shumë. Projektet janë dhe mjafton që të ecim përpara”, u zotua shefi i qeverisë.
Edhe sot, Kryeministri nuk ka lënë pa sulmuar opozitën, duke thënë se sillet si një çetë rrugësh.
“Ata kanë dalë vetë nga gara dhe kjo është një sjellje e shëmtuar. Sillen si një çetë rrugësh. Janë të vendosur që t’ia nxijnë jetën këtij popullit”, sulmoi Rama