Kryesore “Rama nisi Etildën në Vjenë”, Berisha: Tomi Doshi donte t’i jepte 5...

“Rama nisi Etildën në Vjenë”, Berisha: Tomi Doshi donte t’i jepte 5 mln euro McGonigal për të hetuar ‘atentatin’

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur sot akuza të tjera ndaj kryeministrit Edi Rama sa i takon çështjes “McGonigal”.

Në konferencë me gazetarët, Berisha tha se Rama angazhoi ish-agjentin e FBI-së për hetimin që sipas tij donte të kryente qeveria për atentatin ndaj Tom Doshit në 2017-ën. Berisha u shpreh se Rama dërgoi ish-ministren e atëhershme të Drejtësisë Etilda Gjonaj të shkonte në Vjenë për takimin me McGonigal.

“Tani dimension tjetër i aferës McGonigal, ky mashtrues ordiner, ky mashtrues amoral që u tha shqiptarëve se, sa e kam pritur një herë në zyrë dhe më dërgoi një sms dhe ishte një shoqërues me të, ky së pari e ka angazhuar këtë për Tom Doshin dhe Vangjush Dakon. Ka angazhuar ministrat e tij dhe së bashku me Tom Doshin, ose Vangjush Dakon, por Toma ka qenë në Vjenë, ai kundër dëshirës së saj, ka urdhëruar dhe ka nisur Etilda Gjonin, ministre të Drejtësisë. E sigurtë, në një aktivitet kryekëput në shkelje të vendit dhe ligjeve të SHBA.

Etilda Gjoni nuk është as hetuese, as prokurore, as gjykatëse. Ajo nuk kishte asnjë motiv që të nisej, sepse Toma paguante 5 milionë euro për hetim, McGonigalit, për të hetuar gjoja atentatin që gjoja i kishin organizuar. Pra hetimi në Vjenë, nuk u organizua nga Toma, por u organizua nga qeveria për Tomën, me qëllimin që njeriun që kishte zgjedhur për president, ta akuzonte për vrasës. E keni parasysh se çfarë i thoshte Durim Bami, Tomës, që më ka thirrur Ilir Meta dhe më ka bërë këto e këto.

Pra edhe në këtë aspekt, Edi Rama ka kryer një krim të shëmtuar. Nuk ka dashur të shkojë ministrja, të jemi të hapur këtu. Përkundrazi i ka bërë të qartë që kjo nuk është detyra e ministrit. Të dërgojmë prokurorë, por Edi Rama ka dërguar ministren. A ka marrë pjesë në pyetje ministrja, a ka marrë pjesë në proces, kjo është histori e turpshme, ky është shteti i bandave, i banditëve”, tha Berisha.