Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social Twitter, ka lajmëruar se do të dalë në një konferencë për shtyp, ditën e sotme, në orën 14:00.
Kryeministri në deklaratën e tij shkruan: “Në 14:00 me gazetarët për të komunikuar me opinionin publik në këto momente, ku një grupim i dëshpëruar politik orvatet, më kot të imponohet përmes dhunës së verbër, në qorrsokakun pa rrugëdalje të dështimit ku ka hyrë me këmbët e veta. Qetësi dhe vendosmëri për Shqipërinë që duam.”
Edi Rama e ka mbyllur këtë lajmërim duke shtuar në fund “qetësi dhe vendosmëri për Shqipërinë që duam.”