Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme më 1 Maj.
Njoftimi i kreut të qeverisë vjen pas pyetjeve të qytetarëve se çfarë do të ndodhë në Ditën e Punëtorëve në vendin tonë.
Rama thotë se puna të premten do të vazhdojë me të njëjtat rregulla.
“Nuk do të ketë mbyllje të detyrueshme dhe të gjithë ata që duan të punojnë mund të punojnë, me të njëjtat rregulla si të çdo dite të kësaj jave”, tha Rama.
Më tej ai njofton se pasdite do të publikohen lajme të reja në lidhje me javën në vijim dhe zgjerimin e zonave të gjelbra.