Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batutën për ish-kampionin botëror në peshëngritje, Piro Dhima, i cili ishte i pranishëm në Dervican ku u zhvillua edhe takimi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Ndërkohë vetë kreu i qeverisë e quajti veten “tradhtar” profesionist.
“Më vjen shumë mirë që kemi mesin tonë dhe djallin vetë Piro Dhimën. S’kanë lënë gjë pa thënë por çfarë të vret të forcon dhe unë si tradhtar profesionist të përshëndes”, tha Rama.
Ndërsa kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi në Derviçan se Piro Dhima “është një nga personat që ka përfaqësuar më së miri bashkëjetesën” mes popullit shqiptar dhe atij grek.
“Piro Dhima është një nga personat që ka përfaqësuar më së miri bashkëjetesën mes nesh”, tha kryeministri grek.
Më tej, Mitsotakis nënvizoi se Greqia do ta mbështesë shtetin shqiptar në rrugëtimin e tij drejt Bashkimit Evropian.
“Ishte e pamundur që t’ju vizitoja më 7 dhjetor, por mbajta premtimin që të vija brenda dhjetorit, pasi në dhjetorin e vitit 1991 ishte e babait tim. Në Livadhja dhe këtu pashë një bashkëjetesë shumë të mirë. Por, unë dhe Rama kemi shumë punë për të zgjidhur, pasi i dimë të dy problemet me minoritetet. Është e rëndësishme që së bashku me gjuhën shqipe, fëmijët e Dropullit të mësojnë edhe gjuhën greke në shkolla. Edi Rama e di shumë mirë që unë e kam të rëndësishme mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ne do të ecim së bashku në këtë rrugë, pasi Greqia do ta mbështesë shtetin shqiptar”, u shpreh Mitsotakis.
Në vizitën në Derviçan, kryeministri grek është pritur me këngë e valle popullore ndërsa shoqërohet nga Edi Rama.