Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të shtojë testimet e kapacitetet mjekësore dhe të rimbursojë ilaçet për pacientët në shtëpi.
Ai i ka kërkuar kryeministrit që të ndalojë sulmet politike ndaj opozitës dhe thotë se aleanca e plehrave nuk do ta mbulojë dështimin e qeverisë.
“Shto testimet, rimburso ilaçet për pacientët në shtëpi, shto kapacitetet mjekësore. Ndal së vjedhuri dhe jepi lekët shqiptarëve që sot ju duhet ndihmë dhe jo llafe. Sulmet politike dhe aleanca e plehrave nuk e mbulojnë dot dështimin tënd. Asgjë nuk vlen më shumë se jeta e njerëzve”, shkruan Basha.
Ky reagim i Bashës vjen disa minuta pasi kryeministri Edi Rama tha se “as opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit”.
“Sipas Lulëzimit plehrat duhet të bëhen kapicë në çdo rrugë të Tiranës që njerëzit të mos preken nga Covidi dhe mund të kurohen! Jo Lulëzim, plehrat nuk kthehen më në Tiranë, as opozita nuk kthehet më në qeveri me lojën jepi votën PD e merr Monikën&IlIrin në tallavanë e bashkimit”, shkruan Rama.