Kryeministi Edi Rama ka dhënë sot një lajm të rëndësishëm për luftën kundër drogës dhe goditjen e grupeve krimin
Shefi i qeverisë deklaroi se në nëntor në Shqipëri do të vijnë agjentë amerikanë për të asistuar në luftën kundër drogës.
Rama vuri në dukje se ambasadori amerikan, Donald Lu, shkoi dhe i kërkoi bashkëpunim edhe Lulzim Bashës për këtë çështje, por ky i fundit ka manipuluar në publik bashkëpuninimin e amerikanëve.
“Në korrik ju kujtoj që ne ishim bashkë në qeveri dhe u përgatitëm për të filluar fazën e dytë të operacionit kundër rrjeteve kriminale dhe të fortëve lart e poshtë dhe e kam thënë unë në mënyrë të përsëritur, që mbyllja me suksese e një kapitulli që u hap prej nesh dhe që e mbyllëm ne për ta hequr përfundimisht Shqipërinë nga harta e kultivuesve të lëndëve narkotike nuk është fundi i aksionit tonë, tani do fillojmë luftën kundër të fortëve feudeve.
Jemi duke mbyllur krijimin e grupeve të ekspertëve ndërkombëtarë që do të përfshihen drejtpërdrejt në aksion”, tha Rama, duke dhënë sakaq lajmin e mbërritjes në Shqipëri të agjentëve amerikanë.
“Më e bukur atëherë që ambasadori amerikan takon kryetarin e opozitës i krijoj mbështetje për këtë aksion, ndërsa kryetari i opozitë vjen këtu dhe thotë prit se javën tjetër do e shihni. Javën tjetër do shihni goditjen ndaj grupeve kriminale.
Do të vijnë në nëntor agjentë të huaj amerikanë që do të bashkëpunojnë për të goditur grupet kriminale. Ambasadori amerikan doli kundër qeverisë dhe ju e vutë përpara e nuk latë gjë pa i thënë. Po si nuk ju vjen zor? Si nuk e mësuar akoma si funksionon bota? Nëse doni të luftoni kundër krimit bëjeni realisht”, deklaroi Rama.