Kryeministri Rama tha sot në Durrës se me fillimin e vetingut do të ketë një koalicion shumë të gjërë opozitar.
Sipas tij, koalicioni opozitar do të jetë mjaft i gjerë.
Ai nuk përmendi emra, por tha se të gjithë opozitarët do të bashkohen në një front të madh.
“Keni për ta parë se si ata do të bashkohen.
Do të bashkohen dhe nuk do jenë më disa në çadër dhe disa jashtë çadrës.
Do bëhet një opozitë e madhe dhe një koalicion i gjerë interesash. Keni për ta parë”, tha Rama.