Kryeministri Edi Rama mbylli fushatën në qytetin e Durrësit. Në fjalim, Rama nuk e kurseu as ironinë kundrejt partive kundërshtare duke bërë një parashikim për ditën e zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve, duke theksuar se fitorja është e Partisë Socialiste.
“Në listë jam i 8, por numri im është 12 dhe kam ardhur këtu sepse kam dashur t’jua them duke ardhur përpara fitores, jo pas fitores. Që unë dua që së bashku me ju, me ju këtu dhe gjithë durrsakët që gjithmonë në histori janë mbajtur për njerëz të zgjuar që nuk para e tregojnë si e kanë mendjen. Por ama, gabime nuk ka më dhe këtu e kam edhe me ata durrsakët që i thonë vetes të djathtë. Po mirë mo, të kesh një familje durrsake qytetare, t’i kesh rrënjët te tregtarët e Durrësit që ishin njerëz që shkonin në Itali, vinin këtu, vishnin këtu gjithë modën e gjithë parfumet italiane e të shkosh pas erës së derrave edhe të lopëve si krokodila të Porto Romanos, ti mor vëlla nuk je i djathtë, ti je i rrjedhur! I ke lëshu pllumat, s’ka të djathtë që shkojnë me derrat e Porto Romanos! Durrsak! Ça durrsaku je ti? Si mund t’i thuash vetes durrsak? Durrsak i Durrësit ku stërgjyshi im bashkë me plot nga ata paraardhësit e tu që je i djathtë ngritën flamurin këtu dhe ti tani do me ngrejt 9 me 6 mbi kokën e Durrësit. A je në vete? Ça je ti i djathtë? Si je i djathtë ti? A po, se kanë një gjë të bukur këta, jam antikomunist thotë se më kanë tërbuar komunistat.
Po kush janë komunistat këtu? Kush është komunist, kush? Ilva? Klodi? Kush është komunist? Se mos më thoni që është Juri komunist se nuk e di, mund të jetë ky. Kush është komunist këtu? Teri? Kush? Çela?
Komunistin e keni në Gji të Lalzit, o të djathtë të Durrësit. E ka bërë Gjirin e Lalëzit pusetë dixhitale, i del era në gjithë Shqipërinë përditë. Çfarë i djathti more, çfarë i djathti?
Megjithatë, do ta marrin vesh edhe ata pas 25 Prillit se më datë 26, se me 25 njëherë do shkojnë kështu me entuziazëm. Aty nga ora 10 do fillojnë, nga ora 11 do ia fusin gjumit, do shohin ëndërr sikur kanë fituar. Kur të zgjohen nga ora 11 e mëngjesit do thonë ‘obobobo na e morën prapë komunistat’”.
Kryetari i Partisë Socialiste tha se fitorja do të vijë nga shqiptarët që duan ta shohin Shqipërinë në majë dhe se ngjitja fillon nga Durrësi që sipas tij ka qenë gjithnjë një ëndërr për paraardhësit.
“Po s’e kanë marrë komunistat more jo, e kanë marrë shqiptarët që duan ta shohin Shqipërinë në majë dhe ngjitja në majë fillon nga Durrësi. Fillon nga porti turistik i Durrësit që ka qenë denbabaden ëndrra e të gjithë të parëve tanë se shkonin nga krahu tjetër edhe thoshin ‘po mirë mo ça ka se njësoj është. Det këndej, det andej, njerëz këto, njerëz ne, italisht këto, ne edhe italisht dhe shqip se ato s’dinë shqip. Se këto djem para nesh, Zoti nuk bëri dallime përkundrazi, Italinë e ka bërë të bukur, por Shqipërinë kaq të vogël sa është e ka bërë ditën e Diel kur e ka pasur pushim, nuk është marrë me asgjë tjetër.”