Rreth 4000 afganë që po largohen nga vendi i tyre pritet të strehohen në Shqipëri, specifikoi sot kryeministri Rama në një intervistë për gazetaren e CNN, Biana Golodryga.
“2000 që i kemi në listë dhe 2000 të tjerë që po punojmë për t’i pritur. Do të jenë rreth 4000 mijë”, u shpreh Rama.
Rama tha se para 30 vitesh shqiptarët kanë qenë për italianët siç janë tani afganët për ne, ndaj vendi ynë mund ta kuptojë thellësisht situatën e tyre, duke iu ofruar mbrojtje.
Qeveria miratoi sot zyrtarisht vendimin për mbrojtje të afganëve për një periudhë të përkohshme 1-vjeçare.