Kryeministri Edi Rama ka dhënë mbrëmjen e djeshme një intervistë për “Piazza Pulita” në kanalin italian “La7”.
Gjatë intervistës, kryeministri Rama ka thënë me bindje se Shqipëria e së ardhmes do të jetë si Italia.
“Kur më pyesin si do të jetë Shqipëria e së ardhmes, u them të shikojnë Italinë. Kjo është Shqipëria e së ardhmes”, u shpreh Rama.
Më tej, kryeministri nuk ka kursyer vlerësimet për homologen e tij italiane, Giorgia Melonin, për të cilën ka thënë se ka një marrëdhënie të mirë.
Rama tha se Meloni është një person shumë i vwrtetw dhe i drejtpërdrejtë.
“Kushdo që e njeh Giorgia Melonin nuk mund të mos ketë një marrëdhënie të mirë me të, ajo është një person shumë real dhe i drejtpërdrejtë”, tha Rama në “La7”.